
Ofrohet për shitje brendi i një biznesi të estetikës me 12 vite përvojë në treg, i pozicionuar në një lokacion shumë të favorshëm në qendër të Prishtinës. Gjatë aktivitetit të tij deri në shtator 2026, biznesi ka ndërtuar një emër të njohur dhe reputacion të mirë, duke krijuar identitet të dallueshëm në tregun e shërbimeve estetike. Shitja përfshin brendin dhe të gjithë inventarin e pajisjet ekzistuese, të cilat mbulojnë shërbime të ndryshme të estetikës, përfshirë manikyrin, pedikyrin, depilimin, trajtimet e fytyrës dhe trajtime të specializuara me pajisje lazerike. Inventari përfshin recepsionin, hapësirën e pritjes, tri tavolina manikyri me karrige, llamba dhe produkte për thonj, pajisje lazerike për heqjen e tatuazheve dhe trajtimin e kërpudhave të thonjve të këmbëve, karrige për pedikyr, mjete për depilim, dy shtretër, dollapë dhe pajisje për trajtime të fytyrës. Gjithashtu, përfshihen kuzhina, frigoriferi, dy klima, makina për larjen e rrobave dhe inventari tjetër përcjellës. Një aset i rëndësishëm i kësaj oferte është kombinimi i një brendi me histori 12-vjeçare, reputacionit të krijuar dhe inventarit të kompletuar për shërbime estetike, në një lokacion qendror në Prishtinë. Shitja ka të bëjë vetëm me brendin dhe pajisjet e inventarin e biznesit. Çmimi: I diskutueshëm
Çmimi i negociueshëm
Sipërfaqja: 44 m²
Banjo: 2

Ofrohet me qira lokal me sipërfaqe prej 70m² në Qendër, Prishtinë. Hapësira mund të organizohet sipas nevojave të biznesit dhe është e përshtatshme për veprimtari të ndryshme afariste. Lokali ka qasje direkte në rrugë kryesore në qendër të Prishtinës, duke ofruar dukshmëri dhe qasje të lehtë për klientët. Pozita e tij e bën të përshtatshëm për biznese që kërkojnë të jenë të pranishme në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.
1 000 €
Sipërfaqja: 70 m²
Banjo: 1

Ofrohet me qira lokal me sipërfaqe 178m² në Qendër, Prishtinë. Hapësira është e organizuar në mënyrë praktike dhe ofron mundësi të mira për përshtatje sipas nevojave të veprimtarisë së biznesit. Lokacioni qendror dhe qasja e lehtë e bëjnë këtë hapësirë të përshtatshme për aktivitete të ndryshme biznesi, me shërbimet dhe pikat kryesore të qytetit në afërsi. Prona përbëhet nga: 178m² hapësirë e shfrytëzueshme 2 hapësira pune 1 kuzhinë 2 tualete 2 ballkona Pa mobiluar Ngrohja: pompë termike LOKACIONI Qendër, Prishtinë Çmimi: 1.250 € / muaj
1 250 €
Sipërfaqja: 178 m²
Banjo: 2

Ofrohet me qira lokali me sipërfaqe 290m² në Qendër të Prishtinës. Me hapësira të bollshme, organizim funksional dhe fasadë atraktive, ky lokal ofron kushte ideale për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste. Pozicioni i tij në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit i jep biznesit ekspozim maksimal dhe qasje të lehtë për klientët. Falë lokacionit premium dhe potencialit të lartë komercial, kjo pronë është zgjedhje ideale për biznes. Prona përbëhet nga: 290m² hapësirë e shfrytëzueshme 4 banjo Ngrohja: ngrohje qendrore (Termokos) LOKACIONI Qendër, Prishtinë Çmimi: 4.500 € / muaj
4 500 €
Sipërfaqja: 290 m²
Banjo: 4