




Biznes në shitje në Qendër, Prishtinë
Prishtinë · QendërLokacioni
Çmimi i negociueshëm
Ofrohet për shitje brendi i një biznesi të estetikës me 12 vite përvojë në treg, i pozicionuar në një lokacion shumë të favorshëm në qendër të Prishtinës. Gjatë aktivitetit të tij deri në shtator 2026, biznesi ka ndërtuar një emër të njohur dhe reputacion të mirë, duke krijuar identitet të dallueshëm në tregun e shërbimeve estetike. Shitja përfshin brendin dhe të gjithë inventarin e pajisjet ekzistuese, të cilat mbulojnë shërbime të ndryshme të estetikës, përfshirë manikyrin, pedikyrin, depilimin, trajtimet e fytyrës dhe trajtime të specializuara me pajisje lazerike. Inventari përfshin recepsionin, hapësirën e pritjes, tri tavolina manikyri me karrige, llamba dhe produkte për thonj, pajisje lazerike për heqjen e tatuazheve dhe trajtimin e kërpudhave të thonjve të këmbëve, karrige për pedikyr, mjete për depilim, dy shtretër, dollapë dhe pajisje për trajtime të fytyrës. Gjithashtu, përfshihen kuzhina, frigoriferi, dy klima, makina për larjen e rrobave dhe inventari tjetër përcjellës. Një aset i rëndësishëm i kësaj oferte është kombinimi i një brendi me histori 12-vjeçare, reputacionit të krijuar dhe inventarit të kompletuar për shërbime estetike, në një lokacion qendror në Prishtinë. Shitja ka të bëjë vetëm me brendin dhe pajisjet e inventarin e biznesit.
Lokacioni
Qendër, Prishtinë
Çmimi: Çmimi i negociueshëm
Karakteristika dhe informata të pronës
- Sipërfaqja: 44 m²
- 2 dhoma
- 2 banjo
- E mobiluar
- Ngrohja: Rrymë, Termokos
Për detaje të tjera, mund të na kontaktoni në numrat e telefonit:
- +383 43 73 73 73
- [email protected]
- www.domino-ks.com
- Rr. Perandori Justinian, Hyrja III nr.4(Përballë Katedrales)Prishtinë, Kosovë