
Ofrohet me qira shtëpi me sipërfaqe 202m², e pozicionuar në Lagjen Qershia, në Çagllavicë. Shtëpia shtrihet në tri nivele: përdhes, kat i parë dhe nënkulm. Në përdhes përfshin qëndrimin ditor, kuzhinën, paradhomën, një banjo dhe garazhën. Kati i parë ka tri dhoma gjumi, njëra prej tyre master, dhe një banjo, ndërsa nënkulmi ofron hapësirë shtesë dhe një terasë të madhe me pamje të hapur, një nga veçoritë dalluese të kësaj prone. Prona ndodhet në truall prej 3.22 ari, me oborr të gjelbëruar dhe hapësirë për parkim. Lokacioni ofron ambient të qetë dhe privatësi, me qasje të shpejtë në rrugët kryesore.
1 500 €
Sipërfaqja: 202 m²
Dhoma: 3
Banjo: 2