
Ofrohet me qira depo me sipërfaqe prej 1300m², e vendosur në lagjen Preoc, Graçanicë, me qasje të shpejtë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj. Lokacioni strategjik dhe hapësira e madhe e bëjnë këtë pronë të përshtatshme për aktivitete logjistike, distribuese, prodhuese dhe magazinuese. Depoja ofron hapësirë funksionale për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme biznesore, me mundësi qarkullimi dhe operimi të lehtë për automjete transportuese. Për më tepër, hapësira mund të ndahet sipas kërkesave të klientit, duke mundësuar përshtatje të objektit me nevojat specifike të biznesit tuaj. Prona përbëhet nga: 1.300m² hapësirë e shfrytëzueshme Mundësi ndarjeje: Sipas kërkesës së klientit Hapësirë parkimi LOKACIONI Preoc, Graçanicë Çmimi: 3 € / m²
3 € / m²
Sipërfaqja: 1 300 m²

Ofrohet për shitje truall me sipërfaqe prej 53 Ari, në Preoc, Graçanicë, afër lagjes Marigona Residence. Me gjerësi prej 45 metrash dhe infrastrukturë të plotë, kjo parcelë ofron kushte shumë të mira për zhvillim të projekteve të ndryshme. Trualli ka qasje direkte në rrugë dhe është i pajisur me ujësjellës, kanalizim dhe lidhje me energji elektrike. Një lokacion me potencial të veçantë për investitorë që kërkojnë parcelë të madhe, me infrastrukturë të gatshme dhe në afërsi të një zone të zhvilluar rezidenciale. Prona ka dokumentacion të rregullt, kontrata e shitblerjes realizohet te noteri.
10 500 € / ari
Sipërfaqja: 5 322 m²

Ofrohet për shitje truall me sipërfaqe prej 40 ari, i pozicionuar në Zonën Industriale në Preoc, Graçanicë. Parcela ka qasje direkte në rrugë, duke mundësuar qarkullim dhe qasje të përshtatshme për automjete dhe veprimtari afariste. Pozita dhe sipërfaqja e saj ofrojnë potencial për zhvillimin e projekteve ndërtimore, veçanërisht për destinime industriale dhe komerciale, në përputhje me kushtet urbanistike. Lokacioni në zonën industriale të Preocit e bën këtë truall një alternativë të përshtatshme për biznese dhe investitorë që kërkojnë parcelë me qasje të drejtpërdrejtë në rrugë dhe hapësirë për zhvillim në këtë pjesë të Graçanicës. Prona ka fletë poseduese, kontrata për këtë pronë realizohet tek noteri.
16 500 € / ari
Sipërfaqja: 4 000 m²

Ofrohet për shitje truall me sipërfaqe prej 5 Ari në Preoc, Graçanicë. Parcela ofron hapësirë të përshtatshme për ndërtimin e një shtëpie individuale, duke qenë një mundësi për ata që dëshirojnë të krijojnë një pronë sipas preferencave dhe nevojave të tyre. I pozicionuar në Preoc, trualli ndodhet në një zonë që ofron alternativë për ata që preferojnë të jetojnë jashtë dinamikës së qytetit, me mundësi për të shfrytëzuar parcelën sipas kushteve të lejuara të ndërtimit.
12 000 € / ari
Sipërfaqja: 500 m²

Ofrohet me qira depo me sipërfaqe totale prej 2,000m² në Llapllasellë, e përbërë nga 1,800m² hapësirë depoje dhe 200m² zyra. Prona është e përshtatshme për kompani që kërkojnë hapësirë të konsiderueshme për magazinim, distribucion, logjistikë apo aktivitete të tjera afariste. Depoja ka lartësi prej 8 metrash, duke mundësuar shfrytëzim efikas të hapësirës për magazinim dhe vendosje të mallrave. Hapësira e zyrave prej 200m² plotëson nevojat administrative dhe operative të biznesit. Depoja posedon kapacitet elektrik prej 150 kW, i përshtatshëm për zhvillimin dhe funksionimin e aktiviteteve të ndryshme afariste. Lokacioni në Llapllasellë ofron qasje të përshtatshme për automjete dhe lidhje të mira me Prishtinën dhe zonat përreth, duke e bërë pronën praktike për operim të përditshëm, magazinim dhe aktivitete logjistike. Prona përbëhet nga: 1,800m² hapësirë depo 200m² zyre 7 zyre 1 kuzhine 4 tualete Hapësirë parkimi LOKACIONI Llapllasellë Çmimi: 2,9 € m² / muaj (i diskutueshëm)
2,9 € / m²
Sipërfaqja: 2 000 m²

Ofrohet për shitje shtëpi me sipërfaqe 200m² dhe 9,19 ari oborr privat në Preoc, Graçanicë. Shtëpia shitet e mobiluar plotësisht, duke ju mundësuar të vendoseni menjëherë. Prona ofron një kombinim shumë të mirë të hapësirës së brendshme dhe oborrit të madh privat. 9,19 ari hapësirë e jashtme krijojnë mundësi të shumta për shfrytëzim, qoftë për kohë të lirë, për familjen apo për të krijuar një ambient të këndshëm jashtë shtëpisë dhe është një zgjedhje shumë e mirë për familje që kërkojnë më shumë hapësirë, oborr privat dhe një pronë të gatshme për banim. Një tjetër përparësi e kësaj prone është lokacioni, pasi ndodhet në afërsi të Marigona Residence, në një zonë të qetë dhe me qasje të lehtë drejt Prishtinës. Prona disponon fletë poseduese, ndërsa kontrata e shitblerjes realizohet te noteri. Prona përbëhet nga: 200m² hapësirë banimi 9,19 ari oborr privat 2 sallone 2 kuzhina 4 dhoma gjumi 2 banjo Tarracë Garazh Vend parkim Sistemi i nxemjes: Vailant E mobiluar plotësisht E ndërtuar në vitin 2018 LOKACIONI Preoc, Graçanicë Çmimi: 320.000 €
320 000 €
Sipërfaqja: 200 m²
Dhoma: 4
Banjo: 2

Ofrohet për shitje parcelë me sipërfaqe 5.7 ari në Çagllavicë, Graçanicë. Me formë të rregullt dhe pozicion të favorshëm, kjo parcelë ofron mundësi ideale për ndërtim sipas nevojave tuaja. E vendosur në një zonë në zhvillim, me qasje të lehtë në rrugët kryesore dhe infrastrukturën përcjellëse, kjo pronë është zgjedhje ideale për ata që kërkojnë të ndërtojnë në një lokacion të qetë dhe të aksesueshëm. Prona ka fletë poseduese dhe kontrata e shitblerjes bëhet te noteri. DETAJET E PARCELËS 5.70 ari truall LOKACIONI Çagllavicë, Graçanicë Çmimi: 18.000 € / ari
18 000 € / ari
Sipërfaqja: 570 m²