
Ofrohet me qira zyrë me sipërfaqe prej 140m², në lagjen Dardania, Prishtinë. E mobiluar plotësisht, zyra përfshin gjashtë hapësira të ndara pune, të cilat mundësojnë organizimin e departamenteve dhe ekipeve të ndryshme brenda të njëjtit ambient. Planimetria praktike e bën të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme profesionale. Lokacioni në Dardani, me qasje të lehtë dhe lidhje të mira me pjesët e tjera të qytetit, e bën këtë zyrë një zgjedhje të përshtatshme për kompani që kërkojnë ambient pune të gatshëm në një zonë të konsoliduar të Prishtinës.
2 000 €
Sipërfaqja: 140 m²
Banjo: 2