
Ofrohet me qira banesë me sipërfaqe prej 85m², në Sheshin Nënë Tereza, Prishtinë. E mobiluar plotësisht, banesa dallohet për enterierin e realizuar me shumë shije, dizajnin elegant dhe përzgjedhjen cilësore të mobilieve. Me dy dhoma gjumi dhe një organizim shumë të mirë të hapësirës, ofron një ambient të veçantë, ku çdo detaj është menduar për të krijuar rehati dhe estetikë. Përveç enterierit që i jep banesës karakter ekskluziv, lokacioni në Sheshin Nënë Tereza është një nga avantazhet kryesore të saj. Prona ndodhet në zemër të Prishtinës, me restorante, kafene, institucione dhe të gjitha pikat kryesore të qytetit vetëm pak hapa larg.
1 250 €
Sipërfaqja: 85 m²
Dhoma: 2
Banjo: 1