






Shtëpi në shitje 180m² në lagjen Priam Village, Prishtinë
Prishtinë · Priam VillageLokacioni
360 000 €
Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe prej 180m², e pozicionuar në lagjen Priam Village, Prishtinë. Shtëpia ka 4 dhoma gjumi dhe shitet e mobiluar plotësisht, me hapësira të organizuara në mënyrë funksionale për të ofruar komoditet dhe kushte të mira për jetesë. Një nga veçoritë më të veçanta të kësaj prone është oborri privat me sipërfaqe prej 4 ari, i cili krijon një hapësirë të bollshme për relaksim, aktivitete familjare dhe shfrytëzim sipas dëshirës, duke ofruar njëkohësisht privatësi dhe qetësi. Një mundësi shtesë për blerësit është se, pranë kësaj shtëpie, ofrohet për shitje edhe një shtëpi tjetër me parametra dhe karakteristika të ngjashme, duke krijuar mundësi për blerje të dy pronave në të njëjtin lokacion. Prona është e lëshuar me qira, me çmim prej 1,200€ në muaj, Prona ka dokumentacion të rregullt, kontrata e shitblerjes realizohet tek noteri.
Lokacioni
Priam Village, Prishtinë
Çmimi: 360 000 €
Karakteristika dhe informata të pronës
- Sipërfaqja: 180 m²
- Sallon
- Kuzhinë
- 4 dhoma gjumi
- 3 banjo
- 2 ballkone
- Depo
- Vend parkimi
- E mobiluar
- Fletë poseduese
Për detaje të tjera, mund të na kontaktoni në numrat e telefonit:
- +383 43 73 73 73
- [email protected]
- www.domino-ks.com
- Rr. Perandori Justinian, Hyrja III nr.4(Përballë Katedrales)Prishtinë, Kosovë