ID: 7592
objekti 740m² me qira nË qendËr- prishtinë
Ofrohet objekti me qira me sipërfaqe të përgjitshme 740 m² ku në afërsi gjendet Muzeu i Kosovës ose afërsisht 300 m nga objekti i Qeverisë së Kosovës. Në rrethinë përbëhet nga ndërtesat kryesisht me funksion banimi individual dhe afarizëm.
Etazhiteti: B + P + 3
Çasja në lokacion është nga ana perëndimore ku gjendet edhe hyrja kryesore e objektit. Arkitektura e objektit paraqet një ndërtese tipike administrative. Ka planimetri drejtkëndëshe me disa ndërhyrje rrethore që i japin një dinamikë pamjes së përgjithshme.
Objekti ka këto përmbajtje:
Bodrumi: Hyrjen ekonomike, Shkallët për në përdhesë, Server Room, Kthinën teknike, Depo.
Përdhesa: Hyrjen kryesore, Shkallët, Këndi për informata, Këndi për pritje, Salla me 4 vende pune.
Kati 1: Hapësira e shkallëve, Korridori, 6 zyre, Salla, Toaletet.
Kati 2: Hapësira e shkallëve, Korridori, 3 Salla, Toaletet.
Kati 3: Hapësira e shkallëve, Korridori, 4 Zyre, Zyrja e Drejtorit me këndin për pritje dhe sallën për takime, Toaletet.
Objekti posedon të gjitha instalimet e nevojshme për shfrytëzim duke filluar nga instalimet elektrike, të ujësjellësit, kanalizimit, telefonia, interneti, ngrohja qendrore, rezervuari i ujit etj. të cilat janë të testuara për funksionimin e tyre.
…
Për informata më të hollësishme na kontaktoni në numrat e telefonit :
✆ 043 73 73 73 [+Whats App & Viber]
✆ 045 81 55 11 [+Whats App & Viber]
info@domino-ks.com
Rr. Perandori Justinian, Hyrja lll nr.4, Prishtinë (Përballë Katedrales).
Domino është zgjedhja e duhur!
