OFROHET BANESË PËR SHITJE nË mati 1 – PRISHTINË

OFROHET BANESË PËR SHITJE nË mati 1 – PRISHTINË

1250 EURO

Ofrohet banesa për shitje në rrugën Lot Vaku, ndërtuar nga kompania “Krapi”.
Banesa është e vendosur në katin e 6 të një objekti banesor me 7 kate dhe ofron një përvojë jetese të mrekullueshme në një ambient modern.
Objekti banesor u ndërtua në vitin 2015 dhe përfaqëson një standard të lartë të cilësisë dhe dizajnit të brendshëm.
Me orientim nga ana jug-perëndimore, banesa përfiton nga drita natyrale dhe pamja e mahnitshme e qytetit.

Banesa ka një sipërfaqe prej 87 m2 dhe përfshin një organizim të kujdesshëm të hapësirave.
Banesa posedon një qendrim ditor të mrekullueshëm, të bashkuar me një kuzhinë moderne dhe të pajisur me paisje të cilësisë së lartë, dy dhoma të gjumit të rehatshme dhe freskët.
Banesa gjithashtu ka një banjo të veçantë dhe një tualet të shtesë. Për të shtuar vlerën e banesës, një ballkon i bukur ju ofron hapësirë të jashtme për të shijuar ajrin e freskët dhe pamjet e qytetit.
Për komoditetin tuaj, banesa disponon ngrohje me termokos, furnizim me rrymë, ujë dhe kanalizim funksional.
Kompleksi banesor gjithashtu ka një ashensor funksional për të siguruar qasje të lehtë në të gjitha katet.

Megjithëse fleta poseduese ende nuk është e disponueshme, ajo është në procesin e pranimit teknik dhe do të jepet pas finalizimit të tij.
Dokumentacioni i plotë është i përgatitur dhe kontrata mund të nënshkruhet tek noteri.

Çmimi i kësaj banese është 1250 euro për m2!

Për informata më të hollësishme na kontaktoni në numrat e telefonit :

✆ 043 73 73 73 [+Whats App & Viber]

✆ 045 81 55 11 [+Whats App & Viber]

✉info@domino-ks.com

🌐www.domino-ks.com

📍Rr. Perandori Justinian, Hyrja lll nr.4, Prishtinë (Përballë Katedrales).

Domino është zgjedhja e duhur!

Hendon

At vero eos et accusam et iusto odio

At vero eos et accusamus et iusto odio digniss iducimus blan ditiis

en_GB