
Ofrohet me qira hapësirë moderne për zyra me sipërfaqe 275m², në lagjen Muharrem Fejza, Prishtinë. Hapësira shtrihet në katin e 3-të dhe të 4-t, me mundësi të marrjes me qira të një kati të vetëm ose të dy kateve së bashku 550m², në varësi të nevojave të biznesit. Me sipërfaqe të konsiderueshme, organizim të plotë të hapësirave dhe një rooftop të dedikuar për përdorim të përbashkët, prona është e përshtatshme për kompani, organizata, institucione, call center, studio profesionale dhe aktivitete të tjera afariste që kërkojnë ambiente të mëdha dhe të organizuara për punë. Tarraca rooftop është e përbashkët për të dy etazhet dhe është e dedikuar për shfrytëzim rekreativ, duke ofruar një hapësirë shtesë për pushime, takime joformale apo aktivitete të stafit. Secili etazhitet ka të njëjtën strukturë dhe organizim funksional, ndërsa mundësia e marrjes me qira veçmas ose së bashku u përshtatet kompanive të madhësive dhe nevojave të ndryshme. Secili kat prej 275m² është i organizuar me hapësira funksionale të dedikuara për zhvillimin e aktiviteteve profesionale dhe përfshin: Hapësira për zyra Hapësirë të dedikuar për kuzhinë Hapësirë për arkivë Depo 2 tualete Qasje në tarracën e madhe rooftop Garazh Ashensor Ngrohja: pompë termike, energji elektrike LOKACIONI Muharrem Fejza, Prishtinë Çmimi: 4,950€ / muaj
4 950 €
Sipërfaqja: 275 m²
Banjo: 2

Ofrohet me qira lokal prej 398.5m² në lagjen Muharrem Fejza, Prishtinë, i shtrirë në dy etazhe: 274.2m² në suteren dhe 124.3m² në përdhesë. Hapësira është praktike dhe e organizuar mirë, me një planimetri funksionale që mundëson përdorim për aktivitete të ndryshme biznesi. Pozita e lokalit ofron qasje të përshtatshme dhe lidhje të mira me pjesët e tjera të qytetit, ndërsa sipërfaqja dhe organizimi në dy etazhe e bëjnë të përshtatshëm për kompani, showroom, magazinim, shërbime apo veprimtari të tjera afariste. Prona përbëhet nga: 398,5m² hapësirë e shfrytëzueshme 274.2m² suteren 124.3m² përdhesë Hapësirë për kuzhinë Tualete Vendparkim Ngrohja: energji elektrike, pompë termike LOKACIONI Muharrem Fejza, Prishtinë Çmimi: 25 € / m² muaj
25 € / m²
Sipërfaqja: 399 m²
Banjo: 2

Ofrohet me qira objekti afarist prej 240m² në një nga lagjet më të kërkuara Pejton, Prishtinë. Objekti shtrihet në 3 nivele, B+P+1, dhe ofron hapësirë funksionale, të mirëmbajtur dhe të përshtatshme për aktivitete të ndryshme biznesi. Pozita e favorshme, qasja e lehtë dhe lokacioni i frekuentuar e bëjnë këtë pronë një mundësi të veçantë për biznese që kërkojnë prezencë dhe adresë prestigjioze në qytet. Prona ofrohet ekskluzivisht përmes agjencisë sonë. Prona përbëhet nga: 240m² hapësirë e shfrytëzueshme Recepsion 2 zyre 1 hapësirë e përbashkët pune Kuzhinë Depo 2 banjo Tarracë LOKACIONI Pejton, Prishtinë Çmimi: 3.000 € / muaj
3 000 €
Sipërfaqja: 240 m²
Banjo: 2

Ofrohet me qira depo me sipërfaqe 330m² në Obiliq. Me hapësirë të bollshme dhe organizim funksional, kjo depo ofron kushte ideale për magazinim, distribucion apo aktivitete të ndryshme afariste. Qasja e lehtë për automjete transporti e bën funksionale për operim të përditshëm. E vendosur në një lokacion strategjik me lidhje të shpejtë me rrugët kryesore, kjo pronë është zgjedhje ideale për biznese që kërkojnë një hapësirë praktike, të aksesueshme dhe të gatshme për shfrytëzim. Prona përbëhet nga: 330m² hapësirë e shfrytëzueshme LOKACIONI Obiliq Çmimi: 3 € / m² (i diskutueshëm)
3 € / m²
Sipërfaqja: 330 m²

Ofrohet me qira depo me sipërfaqe 500 m², e projektuar për të përmbushur nevojat e bizneseve që kërkojnë funksionalitet dhe lokacion strategjik. E pozicionuar vetëm pak minuta larg Prishtina Mall, me qasje të shpejtë në rrugët kryesore. Objekti përfshin: - 500 m² depo funksionale - Zyrë për administrimin e biznesit - Hapësirë të dedikuar për parking - E përshtatshme për depozitim, logjistikë, distribuim dhe prodhim Prishtinë Çmimi: 4€ bruto / m² (Çmimi është i diskutueshëm )
4 € / m²
Sipërfaqja: 500 m²

Ofrohet me qira depo me sipërfaqe prej 1300m², e vendosur në lagjen Preoc, Graçanicë, me qasje të shpejtë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj. Lokacioni strategjik dhe hapësira e madhe e bëjnë këtë pronë të përshtatshme për aktivitete logjistike, distribuese, prodhuese dhe magazinuese. Depoja ofron hapësirë funksionale për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme biznesore, me mundësi qarkullimi dhe operimi të lehtë për automjete transportuese. Për më tepër, hapësira mund të ndahet sipas kërkesave të klientit, duke mundësuar përshtatje të objektit me nevojat specifike të biznesit tuaj. Prona përbëhet nga: 1.300m² hapësirë e shfrytëzueshme Mundësi ndarjeje: Sipas kërkesës së klientit Hapësirë parkimi LOKACIONI Preoc, Graçanicë Çmimi: 3 € / m²
3 € / m²
Sipërfaqja: 1 300 m²

Ofrohet me qira depo me sipërfaqe prej 2,000m², e pozicionuar në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, me afërsi edhe me autostradën Prishtinë–Shkup. Lokacioni ofron qasje të përshtatshme për transport, logjistikë dhe operim të përditshëm, duke e bërë pronën të përshtatshme për kompani që kërkojnë hapësirë të madhe dhe infrastrukturë të përshtatshme. Depoja ka lartësi prej 12 metrash dhe ofron kapacitet të konsiderueshëm për magazinim, logjistikë, distribucion apo aktivitete prodhuese. Hapësira është e përshtatshme për organizime të ndryshme operative dhe mund të përshtatet sipas kërkesave të biznesit. Kombinimi i sipërfaqes prej 2,000m², lartësisë 12 metra, kapacitetit të lartë elektrik dhe pozitës në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, me qasje të shpejtë në autostradën Prishtinë–Shkup, e bën këtë hapësirë të përshtatshme për kompani të logjistikës, distribucionit, magazinimit, prodhimit dhe aktiviteteve të tjera afariste. Prona përbëhet nga: Sipërfaqe: 2.000m² Lartësia e depos: 12 m Kapaciteti i dedikuar aktualisht për depon: 300 kW Kapaciteti total elektrik i disponueshëm në objekt: 1,000 kW Hapësirë e përshtatshme për magazinim, logjistikë, distribuim dhe prodhim Qasje e lehtë për automjete transportuese Vend parking E gatshme për shfrytëzim LOKACIONI MagjistraljaPrishtinë–Ferizaj Çmimi: 4 € / m² (i diskutueshëm)
4 € / m²
Sipërfaqja: 2 000 m²

Ofrohet me qira depo me sipërfaqe prej 540m² në Zonën Industriale, Prishtinë. Hapësira është e përshtatshme për magazinim, distribucion dhe aktivitete të ndryshme afariste, duke ofruar mundësi praktike për organizimin e punës dhe ruajtjen e mallrave. Përveç hapësirës së depos, prona përfshin edhe oborrin, i cili mund të shfrytëzohet për nevoja të ndryshme operative, varësisht nga aktiviteti i biznesit. Pozita në Zonën Industriale ofron qasje të përshtatshme për automjete dhe e bën këtë pronë praktike për kompanitë që kërkojnë hapësirë për magazinim dhe funksionim të përditshëm.
2 850 €
Sipërfaqja: 540 m²

Ofrohet me qira banesë me sipërfaqe prej 117m² në lagjen Aktash, Prishtinë, e përshtatshme për banim ose shfrytëzim si zyrë. Hapësira ka organizim funksional dhe mund të përshtatet sipas nevojave, qoftë për jetesë komode apo për zhvillimin e aktiviteteve profesionale. Lokacioni në Aktash mundëson qasje të përshtatshme drejt qendrës së Prishtinës dhe pjesëve të tjera të qytetit. Me sipërfaqe prej 117m² dhe mundësi të ndryshme shfrytëzimi, prona u përshtatet si familjeve që kërkojnë hapësirë për banim, ashtu edhe bizneseve që kanë nevojë për zyrë në këtë pjesë të qytetit.
1 100 €
Sipërfaqja: 117 m²
Banjo: 2

Ofrohet me qira depo 350m² në Zonën “Përroi i Njelmët”, Prishtinë. Hapësira është funksionale dhe e përshtatshme për aktivitete të ndryshme biznesi, duke ofruar kushte praktike për magazinim dhe operim të përditshëm. Lokacioni në zonën industriale mundëson qasje të lehtë për automjete dhe transport, duke e bërë këtë hapësirë një zgjedhje të përshtatshme për biznese që kërkojnë një depo në një zonë të dedikuar për veprimtari afariste.
1 600 €
Sipërfaqja: 350 m²

Ofrohet me qira banesë luksoze me sipërfaqe prej 235m², e pozicionuar në IVY Residence, në lagjen Arbëri, një nga zonat e preferuara për banim në Prishtinë. E karakterizuar nga hapësira e bollshme, arkitektura moderne dhe mobilimi me stil unik, kjo banesë ndërthur elegancën me komoditetin, duke krijuar një ambient të veçantë për një jetesë cilësore. Banesa është e mobiluar plotësisht dhe ofron organizim funksional të hapësirave. E përshtatshme për familje ose për ata që kërkojnë hapësirë, privatësi dhe standard të lartë banimi në një lokacion të mirë të kryeqytetit. Çmimi: 2,100 € / muaj
2 100 €
Sipërfaqja: 235 m²
Dhoma: 3
Banjo: 4

Ofrohen me qira depo në zonën afër Marigona Residence, Prishtinë, të përshtatshme për magazinim, distribucion dhe aktivitete të ndryshme afariste. Objekti përbëhet nga 4 njësi, secila me sipërfaqe prej 1,158m², të cilat mund të merren me qira veçmas ose së bashku, varësisht nga nevojat e biznesit. Duke i marrë të katër njësitë së bashku, ofrohet një sipërfaqe totale prej rreth 4,600m², ndërsa secila njësi mund të shfrytëzohet edhe në mënyrë të pavarur. Depoja posedon kapacitet elektrik prej 80 kW për njësi, duke ofruar infrastrukturë për funksionimin e aktiviteteve të ndryshme afariste. Me mundësinë e marrjes me qira të një njësie të vetme ose të gjithë hapësirës, prona u përshtatet bizneseve me kërkesa të ndryshme për magazinim dhe operim.
3,8 € / m²
Sipërfaqja: 1 158 m²
Po shfaqen 12 nga 277 prona